
Mediat malazeze raportojnë se kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Mitropoliti Amfilohije, është infektuar me koronavirus dhe për këtë arsye është shtruar në spital për t’u trajtuar.
Patriarku 82-vjeçar qëndroi për disa ditë në shtëpi nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore, por tashmë do të trajtohet në spital deri sa sëmundja të zgjasë për shkak dhe të moshës së tij.
Sipas të dhënave, Mitropoliti Amfilohije është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mjekët e vlerësojnë situatën e tij si të qëndrueshme. (A2 Televizion)