
Vijojnë të jenë të larta rastet e reja dhe viktimat nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.
Në deklaratën ditore, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1831 testime të kryera në 24 orët e fundit 243 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa raportohet dhe për 4 viktima.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga nisja e pandemisë është 18 602, të shëruarit janë 15 264, ndërsa kanë humbur jetën 753 persona. (A2 Televizion)