Inflacioni godet rritjen ekonomike, BSH ul parashikimin në 3.4%, më ulët në varësi të çmimeve

Nga A2 CNN
11 Maj 2022, 17:25 | Ekonomi
Inflacioni godet rritjen ekonomike, BSH ul parashikimin në 3.4%, më

Rritja e çmimeve do t’i kushtojë ekonomisë shqiptare 0.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit. Banka e Shqipërisë ka rishikuar në 3.4% nivelin e rritjes ekonomike, nga 4.2% më herët, ndërsa edhe për vitin e ardhshëm rritja do të jetë vetëm 2.7%, nga projeksioni i mëparshëm prej 3.3%.

Në deklaratën e tij në Komisionin e Ekonomisë, guvernatori Gent Sejko deklaroi se këto parashikime mund të përkeqësohen në varësi të inflacionit.

Pyetur për nivelin e euroizimit, guvernatori u shpreh se qeveria duhet të ndërmarrë nisma për të ulur përdorimin e euros, në mënyrë që edhe politika monetare e Bankës së Shqipërisë të mund të transmetohet më e plotë.

Në lidhje me amnistinë fiskale Sejko theksoi se duhen shmangur shtigjet për faljen e fondeve që burojnë nga kriminaliteti dhe korrupsioni. Ndërsa përsëriti për qytetarët rrezikun që ekziston nga investimi në kriptovaluta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos