Inflacioni në qershor arrin 7.4%, niveli më i lartë në 2 dekada

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 13:12 | Ekonomi
Inflacioni në qershor arrin 7.4%, niveli më i lartë në 2

Inflacioni ka kapërcyer në qershor në 7.4%, niveli më i lartë i 20 viteve të fundit, duke dëshmuar se rritja e fortë e çmimeve nuk ka të ndalur.

Ushqimet dhe transporti janë dy grupet kryesorë që kanë shkaktuar rritjen e inflacionit. Kjo për shkak të shumë produkteve ushqimore që i importojmë, si dhe karburanteve, që gjithashtu sigurohen nga importi.

Situata e rritjes së çmimeve vijon tashmë prej shumë muajsh dhe ka qenë më e ndjeshme pas muajit shkurt, kur nisi edhe lufta në Ukrainë. Inflacioni i lartë është një ndër shqetësimet kryesore të ekonomisë shqiptare dhe jo vetëm.

Edhe vendet e tjera po përballen me rritjen e çmimeve. Të mërkurën, Banka e Shqipërisë mori vendimin për të shtrenjtuar koston e lekut, në përpjekje për të amortizuar rritjen e çmimeve. 

Sipas këtij institucioni, inflacioni i lartë do të shoqërojë ekonominë shqiptare të paktën deri në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos