Influenceri francez Remi Lucidi ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare pasi ka rënë nga kati i 68 i një ndërtese në Hong-Kong.
Mendohet se Lucidi ishte ngjitur aty për të bërë një nga fotot e tij të zakonshme nga lartësia.
Sipas “South China Morning Post”, 30-vjeçari hyri pa leje në ndërtesë, duke gënjyer rojen se do të takonte një mik në katin e 40.
Nga kamerat e sigurisë shihet francezi duke u ngjitur deri në tarracë nga shkallët. Kur rojet u ngjitën për ta kërkuar, nuk gjetën asnjë gjurmë të tij, përveç kamerës me të cilën regjistronte bëmat e tij. (A2 Televizion)





              	  		Galeria fotografike ( )
              	  	
				    
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   