INSTAT: Rriten shitjet me pakicë, pesha te karburantet

Nga A2 CNN
13 Mars 2019, 17:25 | Ekonomi
INSTAT: Rriten shitjet me pakicë, pesha te karburantet

Rriten shitjet me pakicë. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e fundit të 2018-ës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi një rritje prej 3.2 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Statistikat e detajuara tregojnë se shitjet janë nxitur kryesisht nga karburantet.

Kështu, në tremujorin e fundit, volumi i shitjeve në grupin “Tregti karburantesh” u rrit me 5.2% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, shitjet në grupin “Artikuj jo-ushqimorë” pësuan një rritje vjetore prej 2.8% dhe shitjet në grupin e ushqimeve dhe pijeve u rritën me 2.4%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos