Përdorimi i ChatGPT është parë me sy kritik nga BE. Por Inteligjenca Artificiale është shumë më e madhe se kaq dhe tani mendohet që të rregullohet me një ligj evropian – proces që po ecën mjaft ngadalë. Gjithnjë e më shumë, ChatGPT po përdoret kudo, madje me anë të inteligjencës artificiale mund të krijohen tekste dhe programe kompjuterike të ngjashme me ato që prodhon njeriu. Një ligj që të rregullojë në BE trajtimin e Inteligjencës Artificiale dhe përdorimin e saj në programe dhe produkte si për shembull makina që ecin vetë, teknikë mjekësore ose teknikë vëzhgimi, nuk ekziston ende. Por përtej BE, amerikanët duhet se po nxitojnë në këtë drejtim, madje po shihen mundësitë që inteligjenca artificiale të përdoret edhe në drejtimin e automjeteve, madje edhe përtej kësaj, automjetet edhe në fabrika, mund të prodhohen e ndërtohen, nga vetë kompjuterët. A do të përbëjë kjo shqetësim? A mos ndoshta po ecet me ritme, përtej asaj që ish menduar 5 apo 10 vjet më parë? I ftuar në Ditarin e A2 CNN, inxhinieri shqiptar pranë kompanisë General Motors në Shtetet e Bashkuara, Gjergji Shaska. (A2 Televizion)
Inteligjenca artificiale, së shpejti edhe në tregun e automjeteve
