Inter dhe Juventus sërish përballë, gati akti i parë gjysmëfinal në Kupën e Italisë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 08:26 | Futboll
Inter dhe Juventus sërish përballë, gati akti i parë

Luhet sot në mbrëmje akti i parë gjysmëfinal mes Inter dhe Juventus. Kjo fazë e Kupës së Italisë, ndryshe nga të tjerat, do të zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje, ndërsa do të merret parasysh rezultati i përgjithshëm i 180 minutave.

Në San Siro, zikaltërit do të presin “Zonjën e Vjetër” sikurse bënë në sfidën e kampionatit, të cilën e fituan 2-0, por këtë herë, Inter duhet të bëjë pa sulmuesin kryesor, Romelu Lukaku, dhe mbrojtësin Aschraf Hakimi, prej kartonave.

Më ndryshe situata në kampin e torinezëve, të cilët kanë rigjetur grupin e plotë të lojtarëve, me përjashtim të Paulo Dybala, i cili është në ditët e fundit të rekuperimit.

Derbi i Italisë në Kupë nis prej orës 20:45. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos