Inter mposht Shakhtar, kualifikimi një hap larg

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 20:56 | Futboll
Inter mposht Shakhtar, kualifikimi një hap larg

Inter ka mposhtur më në fund ukrainasit e Shakhtar Donetsk, duke pasur kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League vetëm një hap larg.

Zikaltërit, falë një dygolëshi të Edin Dzeko, morën 3 pikë në San Siro, duke shkuar në kuotën e 10 pikëve në grup e duke marrë kreun e renditjes.

Tashmë, ekipit të drejtuar nga Simone Inzaghi i mjafton që Sheriff Tiraspol të mos fitojë ndaj Real Madrid, për të zyrtarizuar kalimin e grupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos