Inter përgatit 260 milionë euro për Messin

Nga A2 CNN
30 Korrik 2020, 18:03 | Futboll
Inter përgatit 260 milionë euro për Messin

Interi këmbëngul për Leo Messin. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi zikaltër po mendon mundësinë që argjentinasi të transferohet me parametër 0, por Barcelona nuk e merr aspak në konsideratë që kapiteni të largohet nga Katalonja në kushte të tilla.

Por, nëse në vitin 2021, atëherë kur i përfundon kontrata me katalanasit, Messi vendos të kalojë te Interi, paga e tij do të jetë stratosferike: 260 milionë euro për 4 sezone. Thënë ndryshe: 50 milionë euro në sezon.

Gjithsesi, vetë “La Gazzetta dello Sport” e cilëson një operacion të tillë si utopik, duke qenë se do të jetë e vështirë që Messi të largohet nga Barcelona duke lënë duarbosh klubin me të cilin ka fituar gjithçka dhe ku ka kaluar të gjithë karrierën e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos