
Teksa pret zhvillime në frontin zviceran për gardianin Yann Sommer, Interi po shqyrton emra të tjerë në lidhje me portierin që kërkon Simone Inzaghi.
Sipas asaj që raportohet nga TyC Sports, klubi zikaltër i ka ofruar 15 milionë euro Aston Villa-s për kampionin argjentinas të botës Emiliano Martinez.
Klubi anglez, me të cilin lojtari ka një kontratë deri në qershor 2027 e ka refuzuar ofertën, por Interi është gati për të rinisur bisedimet dhe për të rritur ofertën. (A2 Televizion)