
Dejvi Bregu do të vijojë të luajë në Turqi pasi ka nënshkruar me ekipin e Umraniesporit. Fantazisti shqiptar transferohet si lojtar i lirë pasi përfundoi kontratën me Bolusporin, skuadër ku qëndroi për dy vite.
Vlonjati vendosi të firmosë një marrëveshje njëvjeçare me klubin që sezonin e kaluar ra nga Superliga turke, megjithatë objektivi këtë sezon mbetet ngjitja sa më shpejt në elitën e futbollit turk.
Edicionin e kaluar, Dejvi Bregu u aktivizua në 34 ndeshje, ndërsa shënoi 7 gola dhe dhuroi 5 asiste me fanellën e Bolusporit. (A2 Televizion)