
Edhe pse në kuadrin e një miqësoreje, spektakli dhe emocionet nuk munguan në përballjen mes Real Madrid dhe Milanit.
Në turneun që po zhvillohet në Amerikë, spanjollët mposhtën 3-2 kuqezinjtë në një ndeshje që përveç futbollit të bukur, i shërbeu dhe trajnerëve për të parë gjendjen e skuadrës.
Milani e nisi më mirë sfidën dhe kaloi në avantazh në minutën e 25-të. Ishte Tomori që pas një krosimi në zonë, tundi rrjetën me kokë. Pas tij, po në pjesën e parë, ishte përforcimi i kësaj vere, Lukas Romero që dyfishoi rezultatin dhe dërgoi ekipin në dhomat e zhveshjes me avanatzhin 2-0.
Megjithatë, festa kuqezi zgjati deri në fraksionin e dytë, pasi aty spanjollët përmbysën gjithçka. Valverde me dy golat e tij vendosi baraspeshën në fushë ndërsa për golin e fitores mendoi Vinicius JR që shënoi 5 minuta para fundit dhe të mbylli duelin me rezultatin 3-2.
Pavarsisht kësaj, ky ishte një test i mirë për dy ekipet, pasi trajnerët aktivizuan të gjithë lojtarët e grumbulluar. Miqësorja e radhës për Milanit do të jetë përballë Juventusit, ndërsa Real Madrid luan me Manchester United. (A2 Televizion)