“Interesi kombëtar parësor”, Haradinaj: Me Ramën përplasem për Serbinë

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 14:50 | Kosova
“Interesi kombëtar parësor”, Haradinaj: Me Ramën

Kjo Krishtlindje nuk e ka gjetur në paqe kryeministrin shqiptar dhe atë të Kosovës në detyrë.

Debati më i fundit është ai për Minishengenin. Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, u kërkoi falje gjithë shqiptarëve për gjuhën e përdorur në komunikimin në distancë, ndërsa thekson se interesat kombëtare të dy shteteve duhet të jenë parësore.

Ai shton se qëndrimi i mbajtur nuk është për inat apo për hatër të dikujt, ndërsa thekson se ndasitë me Ramën i ka pikërisht në qasjen kundër Serbisë.

“Kur Kosova iu hoq si treg Serbisë, në vend që Shqipëria ta marrë këtë treg, shqiptarët mes vetes kanë vendosur taksë në rrugë, e cila është 42 euro për kamion e 5 euro për makinë”, shprehet Haradinaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos