
Prej momentit të heqjes së shiritit të kapitenit, një javë më parë, Mauro Icardi nuk stërvitet me ekipin. Sulmuesi ankohej për probleme në gju dhe për të sqaruar situatën, zikaltërit e detyruan t’i nënshtrohej kontrolleve mjekësore.
Pas rezonancës magnetike, nëpërmjet një deklarate zyrtare, klubi njoftoi se Icardi nuk ka asnjë problem. “Vizitat nuk evidentuan ndryshime, krahasuar me kontrollet e kryera në fillim të sezonit”, shkruhej në raportin e Interit. Pas 45 minutave të kaluara në klinikë, Icardi u largua i shoqëruar nga i ati dhe bashkëshortja, Wanda Nara. (A2 Televizion)