
Me ekipin e dytë Anderlechtit shënonte vazhdimisht. Megjithatë, Kristal Abazaj kishte afro nëntë muaj që nuk e gjente golin në ndeshje zyrtare, prej periudhës kur luante me Luftëtarin. Një ndjesi e rigjetur, në debutimin perfekt me Osijekun në elitën e futbollit kroat.
“Ishte një emocion shumë i veçantë, kishte kohë që nuk e përjetoja një ndjesi të tillë dhe jam shumë i lumtur. Dua të falënderoj trajnerin, për besimin e dhënë dhe shokët e ekipit që po më ndihmojnë për ambientimin tim”
Kristal Abazaj, futbollist
Urimet ishin të shumta. Surpriza e bukur ishin mesazhet nga drejtuesit e skuadrës dhe lojtarët e Anderlechtit.
“Mesazhe nga drejtuesit e Anderlecht-it kam marrë, të gjitha ishin pozitive. Gjithashtu më uruan edhe ish-shokët e skuadrës, nga dikush e prisja dhe nga dikush jo. Kjo është diçka pozitive, sepse tregon respekt dhe ndihem i vlerësuar”
Kristal Abazaj, futbollist
Kristal Abazaj do të luajë i huazuar te Osijeku deri në janar të vitit 2020, më pas Anderlecht ka mundësinë e rikthimit të sulmuesit në Belgjikë. (A2 Televizion)