
Edhe pse nuk arriti të merrte Luka Modric në verë, Interi duket se nuk i ndahet kroatëve. Këtë herë sytë janë hedhur te mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic.
Lojtari nuk është i kënaqur te klubi katalanas, sidomos me strategjitë për të ardhmen. Drejtuesit e Interit, Marota dhe Ausilio udhëtuan drejt Spanjës, ku nisën kontaktet me homologët. Zikaltërit ofrojnë 35 milionë euro, ndërsa pengesë përbën klauzola me vlerë 125 milionë euro për prishjen e kontratës. Interi është gati t’i ofrojë mesfushorit kontratë 4-vjeçare, me rrogë 6 milionë euro në sezon. (A2 Televizion)