Lojtari ndëshkohet dy herë me të kuq nga sistemi VAR

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2019, 21:52 | Futboll

Sistemi VAR në futboll ka krijuar jo pak polemika dhe situata kontroverse. Rasti më i fundit vjen nga Polonia, me protagonist mbrojtësin e Legias së Varshavës, Uilliam Remi. Lojtari u largua nga fusha dy herë, i ndëshkuar me karton të kuq.

Fillimisht arbitri i tregoi kartonin e dytë të verdhë, pas ndërhyrjes ndaj një kundërshtari të Krakovias. Por, pasi analizoi pamjet filmike, gjyqtari anuloi vendimin e parë, e thirri futbollistin në fushë, për ta ndëshkuar me kartonin e kuq direkt. Një episod i pabesueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos