Barcelona nuk mundi të shkonte më larg se një barazim pa gola kundër Lyon në ndeshjen e parë që vlen një biletë për në çerekfinalet e Champions League. Katalanasit patën mundësi të mira për të shënuar dhe mbyllur llogaritë që në Francë, por nuk ia dolën.
Madje, në disa raste Lyon rrezoi edhe të shënonte, por Ter Stegen u konfirmua në një moment të shkëlqyer, duke i mohuar golin skuadrës franceze, që në tribunë ndiqej edhe nga madrileni (ish-lojtar i Lyon) Karim Benzema, por edhe Michel Platini.
Një barazim me gola do të kishte qenë më i vlefshëm për kualifikimin, por edhe pse mund të quhet ende i hapur, Barcelona ka një avantazh pasi luan në shtëpi ndeshjen e kthimit.
Më e bukur ishte mbrëmja për yllin e skuadrës, Lionel Messi, i cili vazhdon të shënojë arritje historike me fanellën “blaugrana”. Argjentinasi u shndërrua këtë mbrëmje në lojtarin e dytë me më shumë ndeshje në Champions League me Barçan, duke iu bashkuar Andres Iniestas në kuotën e 130 të tillave. Vendi i parë mbahet nga Xavi, me 151 ndeshje, por duket se edhe ky rekord do të thyhet shpejt nga Messi. (A2 Televizion)