Interi në testin përballë Romës, për të ruajtur kreun

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2019, 09:18 | Futboll
Interi në testin përballë Romës, për të ruajtur

Luhet sot në mbrëmje Inter-Roma, sfida që ndez javën e 15 në kampionatin italian. Zikaltrit tashmë në rolin e kryesuesve kërkojnë të mbeten të tillë edhe pse ndaj kryeqytetasve do të jetë një ndeshje e vështirë nisur edhe nga mungesat e shumta.

Pas Sensit dhe Barelas, repartit të mesfushës do ti mungojë edhe Galiardini, i cili ka ndjerë shqetësime  ditët e fundit.

Inter qëndron për momentin 1 pikë përpara Juventus në vendin e parë të renditjes. Përballë është Roma e trajnerit Fonseca që vjen nga dy fitore radhazi në kampionat dhe mban vendin e 5 në tabelë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos