
Interi beson se ky mund të jetë viti i duhur për të thyer dominimin e Juventusit në Serie A.
Jo rastësisht, drejtuesit e klubit po plotësojnë kërkesat e Antonio Contes, duke i siguruar trajnerit katër afrime nga Premier League. Pas Moses dhe Young, zikaltërit mbyllën marrëveshjen me Tottenham-in për Eriksen. Interi do të paguajë 20 milionë euro për mesfushorin ofensiv.
Zyrtarizimi i danezit pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme. Udhëtimi në Londër u shfrytëzua edhe për të mbyllur negociatat për Giroud.
Interi gjeti akordin me sulmuesin, për pagë 4 milionë euro plus bonuse, ndërsa është pranë marrëveshjes me Chelsea, në bazën e 5 milionë eurove, të cilave do ti shtohen edhe 1,5 milionë. (A2 Televizion)