Interi zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë ndaj Liverpool në Champions League, por në fund doli i mundur nga San Siro, madje me dy gola.
Zikaltrit zhvilluan një ndeshje të mirë, të paktën deri në minutën e 75, por gabuan para portës së Liverpool dhe për këtë u ndëshkuan. Firmino realizoi golin e parë 15 minuta nga fundi, ndërsa Salah shënoi edhe golin e dytë për The Reds. Tashmë, anglezët kanë bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit duke pritur të qetë ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë, Bayern u befasua nga Salzburg në transfertë ku i shpëtoi humbjes vetëm në minutën e 90. Kampionët e Austrisë shënuan në minutën e 21 me Adamu, ndërsa Bayern barazoi në fund me Coman. Megjithatë, edhe për Bayern do të jetë një takim jo shumë i vështirë ai i kthimit duke qenë se do të luajë në shtëpi. (A2 Televizion)