Dhuna në Porto-Sporting mund të nxjerrë në pension “djalin e keq” të futbollit

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 09:41 | Futboll
Dhuna në Porto-Sporting mund të nxjerrë në pension

Një karrierë e shkëlqyer, e cila rrezikon të mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme. Mbrojtësi portugez, Pepe rrezikon deri në dy vjet pezullim, pas ngjarjeve të dhunshme në supersfidën ndërmjet Portos dhe Sportingut të Lisbonës.

38-vjeçari ishte mes lojtarëve më aktivë në sherrin masiv që shpërtheu, teksa u ndëshkua edhe me karton të kuq. Pepe akuzohet se ka goditur me shkelm një prej trajnerëve të Sportingut, veprim i cili klasifikohet te “sjellja e dhunshme” dhe dënohet me pezullim nga dy muaj deri në dy vjet nga aktiviteti.

Gjatë karrierës së tij, Pepe ka marrë 5 kartonë të kuq dhe 79 të verdhë. Ai është shpesh protagonist i sherreve dhe debateve në fushën e lojës, sidomos në kohën kur luante për Real Madrid, ku është përplasur thuajse me të gjithë lojtarët e Barcelonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos