Yje dhe lojtarë mediokër. Talente të jashtëzakonshme që kanë shkruar historinë e futbollit modern dhe futbollistë që nuk përmbushën pritshmëritë e fillimit.
Në 25 vitet e fundit, kanë qenë 9 personazhe të botës së futbollit që kanë veshur fanellat e Inter dhe Liverpool, dy ekipeve që sot do të ndeshen në San Siro për fazën e 1/8 të Champions League.
Daniele Padelli – Në periudhën 2017-2021, ka qenë rezervë e Samir Handanovic te Inter. Te Liverpool luajti në vitin 2007, kur “The Reds” e morën në huazim nga Sampdoria, për t’ia bashkuar portierëve Reina dhe Dudek. Me fanellën e kuqe luajti vetëm ndeshjen e fundit të kampionatit, të barazuar 2-2 kundër Charlton. Daniele Padelli – Në periudhën 2017-2021, ka qenë rezervë e Samir Handanovic te Inter. Te Liverpool luajti në vitin 2007, kur “The Reds” e morën në huazim nga Sampdoria, për t’ia bashkuar portierëve Reina dhe Dudek. Me fanellën e kuqe luajti vetëm ndeshjen e fundit të kampionatit, të barazuar 2-2 kundër Charlton. Victor Moses – Ka luajtur në vitin 2013 me Liverpool, ndërsa 7 vite më vonë Antonio Conte e mori te Interi, ku në 6 muaj luajti 20 ndeshje. Victor Moses – Ka luajtur në vitin 2013 me Liverpool, ndërsa 7 vite më vonë Antonio Conte e mori te Interi, ku në 6 muaj luajti 20 ndeshje. Xherdan Shaqiri – Te Inter u transferua në janar 2015, por 3 gola dhe 2 asist në 20 ndeshje me zikaltërit nuk mjaftuan për të bindur drejtuesit e klubit milanez që ta blinin përfundimisht nga Bayern. Pas 3 vitesh të mira te Stoke, Liverpool e afroi në ekip. Në 3 sezone me “The Reds”, Shaqiri fitoi Premier League, Champions League dhe Botëror Klubesh.
Xherdan Shaqiri – Te Inter u transferua në janar 2015, por 3 gola dhe 2 asist në 20 ndeshje me zikaltërit nuk mjaftuan për të bindur drejtuesit e klubit milanez që ta blinin përfundimisht nga Bayern. Pas 3 vitesh të mira te Stoke, Liverpool e afroi në ekip. Në 3 sezone me “The Reds”, Shaqiri fitoi Premier League, Champions League dhe Botëror Klubesh.
Coutinho – Inter e bleu që kur ishte 18 vjeç, kur konsiderohej si talenti më i madh i Brazilit. Por, Coutinho nuk shkëlqeu me zikaltërit, por me Liverpool, ku u bë një nga mesfushorët më të kërkuar në merkato. Barcelona e bleu në vitin 2018 për 160 milionë euro. Coutinho – Inter e bleu që kur ishte 18 vjeç, kur konsiderohej si talenti më i madh i Brazilit. Por, Coutinho nuk shkëlqeu me zikaltërit, por me Liverpool, ku u bë një nga mesfushorët më të kërkuar në merkato. Barcelona e bleu në vitin 2018 për 160 milionë euro. Mario Balotelli – Një nga talentet më të mëdha të Italisë në vitet e fundit, Balotelli u largua nga ekipi që e rriti në moshën 20-vjeçare, pas 86 ndeshjeve ku shënoi 28 gola. Në mes shumë skuadrave që ka ndërruar, ka qenë edhe Liverpool, në vitin 2014. Por, vetëm 4 gola në 28 ndeshje me The Reds. Mario Balotelli – Një nga talentet më të mëdha të Italisë në vitet e fundit, Balotelli u largua nga ekipi që e rriti në moshën 20-vjeçare, pas 86 ndeshjeve ku shënoi 28 gola. Në mes shumë skuadrave që ka ndërruar, ka qenë edhe Liverpool, në vitin 2014. Por, vetëm 4 gola në 28 ndeshje me The Reds. Rafa Benitez – Trajneri spanjoll bëri mrekullinë me Liverpool, duke fituar Champions League në vitin 2005, në përmbysjen spektakolare në finale ndaj Milanit. Por, nuk pati sukses te Interi, ku qëndroi në stol vetëm disa muaj, në të cilat fitoi Superkupën e Italisë dhe Botërorin e Klubeve, finale të cilat Interi i luajti falë fitores së Tripletës një sezon më parë. Rafa Benitez – Trajneri spanjoll bëri mrekullinë me Liverpool, duke fituar Champions League në vitin 2005, në përmbysjen spektakolare në finale ndaj Milanit. Por, nuk pati sukses te Interi, ku qëndroi në stol vetëm disa muaj, në të cilat fitoi Superkupën e Italisë dhe Botërorin e Klubeve, finale të cilat Interi i luajti falë fitores së Tripletës një sezon më parë. Roy Hodgson – Kur Rafa Benitez u largua nga Liverpool për të marrë drejtimin e Interit, Hodgson ishte ai që i zuri vendin. Por, aventura e tij zgjati shumë pak. Te Inter, anglezi ka qenë trajner në periudhën 1995-1999. Roy Hodgson – Kur Rafa Benitez u largua nga Liverpool për të marrë drejtimin e Interit, Hodgson ishte ai që i zuri vendin. Por, aventura e tij zgjati shumë pak. Te Inter, anglezi ka qenë trajner në periudhën 1995-1999. Robbie Keane – Nuk ka shkëlqyer me Inter dhe Liverpool, me të cilët ka luajtur nga 6 muaj. Sulmuesi irlandez ka treguar më të mirën e tij në Europë vetëm me fanellën e Tottenham. Robbie Keane – Nuk ka shkëlqyer me Inter dhe Liverpool, me të cilët ka luajtur nga 6 muaj. Sulmuesi irlandez ka treguar më të mirën e tij në Europë vetëm me fanellën e Tottenham. Paul Ince – Ka qenë i vetmi lojtar i kësaj liste që ka kaluar direkt nga njëri klub në tjetrin. 1995-1997 ka qenë periudha kur ka luajtur për zikaltërit, ndërsa edhe për Liverpool ka luajtur vetëm dy sezone. Paul Ince – Ka qenë i vetmi lojtar i kësaj liste që ka kaluar direkt nga njëri klub në tjetrin. 1995-1997 ka qenë periudha kur ka luajtur për zikaltërit, ndërsa edhe për Liverpool ka luajtur vetëm dy sezone.
Dikush ka arritur të lërë gjurmë, të tjerë u gjendën në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.
Në fotogalerinë e mësipërme ju njohim me secilin prej tyre. (A2 Televizion)