Intervistë ekskluzive me Vitali Klitschko: Rusia kërkon të rindërtojë perandorinë e saj

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 09:24 | Bota
Intervistë ekskluzive me Vitali Klitschko: Rusia kërkon të

Personazhi ndoshta më i famshëm në Ukrainë, pas presidentit Volodymyr Zelensky, është natyrisht Kryetari i Bashkisë së Kievit, ish-kampioni i boksit, Vitali Klitschko.

Grupi i xhirimit i A2 CNN, i cili ndodhet në Kiev për të pasqyruar zhvillimet e fundit të konfliktit në Ukrainë, ka arritur ta shkëpusë nga punët e përditshme dhe nga detyrimet luftarake për një intervistë ekskluzive për mikrofonin tonë.

Klitschko nënvizon se Rusia jeton ende me ndjenjat e Bashkimit Sovjetik dhe se ukrainasit i shohin si pjesë e kësaj ideje. “Por ajo kohë ka perënduar”, thotë ai për A2, duke shtuar se shpreson që lufta të sjellë sa më shpejt paqen.

“Ne kemi luftuar këtë luftë me mbështetjen e qytetarëve ukrainas, por edhe me ata të kryeqytetit gjithashtu. Në Kiev janë shkatërruar më shumë se 700 ndërtesa, mbi 470 apartamente, janë vrarë më shumë se 150 civilë, përfshirë 4 fëmijë. Është shkatërruar jeta normale e miliona njerëzve në Ukrainë, dhe jo vetëm këtu, por edhe në Europë. Aktualisht, kemi shumë sfida”, rrëfen kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas për A2 CNN.  

Klitschko vijon duke thënë se “dëshira kryesore e çdo ukrainasi është që të ndalohet kjo luftë e pakuptimtë dhe që të vazhdojmë të jemi një shtet i pavarur. Të gjithë duhet ta kuptojnë se arsyeja e kësaj lufte të pakuptimtë është për shkak të dëshirës sonë për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Rusia kërkon që të na kthejë pas në Perandorinë Ruse.” (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/01/a2-cnn-ne-frontin-e-luftes-deshmi-nga-dronet-e-fitores-batalioni-kyc-ne-ukraine/
https://a2news.com/2022/07/19/vitali-klitschko-kampioni-i-botes-ne-boks-dhe-simbol-i-qendreses-ukrainase/
https://a2news.com/2022/12/08/paralajmerimi-i-klitschkos-apokalipsi-mund-te-ndodhe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos