
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike.
Pasi u refuzua 3 herë nga Kuvendi për ngritjen e Komisionit, PD-ja kërkon nga Gjykata Kushtetuese të cilësojë si të papajtueshëm me ligjin vendimin e parlamentit dhe ngritjen e Komisionit Hetimor si e drejtë kushtetuese.
Sipas deputetëve demokratë, ligji i investimeve strategjike është shndërruar në një ligj klientelist që favorizon vetëm pak investitor vendas pranë Qeverisë.
Për të ilustruar abuzimin me këtë ligj, demokratët kanë sjellë shembullin e përfitimit të statusit të investitorit strategjik të bashkëshortit të Ministres së Jashtme, Olta Xhacka. (A2 Televizion)