Dosjet e Sigurimit, Meta reagon me ironi dhe karikatura ndaj Edi Ramës

Nga A2 CNN
30 Korrik 2022, 18:59 | Politikë
Dosjet e Sigurimit, Meta reagon me ironi dhe karikatura ndaj Edi Ramës

Pas qëndrimit të Edi Ramës për zhurmën e ditëve të fundit mbi autoritetin e dosjeve dhe përfshirjen aty të shtetasit I.M. ka reaguar edhe ish-presidenti Ilir Meta.

Ai ka shpërndarë disa karikatura të kohës komuniste, për të cilat shkruan se ishin vepër e Edi Ramës. Ai shtoi se në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta.

“Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta”, shkruan Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos