Kushi pret zv.ministrin grek të Arsimit: Së shpejti marrëveshje e re për njohjen e diplomave dhe gradave shkencore

Nga A2 CNN
30 Korrik 2022, 12:42 | Politikë
Kushi pret zv.ministrin grek të Arsimit: Së shpejti marrëveshje e

Së shpejti do të finalizohet një marrëveshje e re për njohjen e diplomave dhe gradave shkencore me Greqinë. Kjo është rënë dakord gjatë një takimi të ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi me zv. ministrin grek të Arsimit dhe Çështjeve Fetare Evangelos Syrigos dhe ambasadoren e Greqisë në Shqipëri Sophia Philippidou.

“Gjatë këtij takimi u diskutua rreth finalizimit së shpejti të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Ministrja Kushi nënvizon se në takim ajo ka theksuar gjithashtu edhe vëmendjen e posaçme që Ministria e Arsimit dhe Sportit po i kushton shkollave të minoritetit grek në lidhje me kurrikulat, programet, tekstet mësimore, si dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos