
Simone Inzaghi protestoi ashpër ndaj arbitrit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Monzës, të përfunduar në barazim 2-2, por që për trajnerin e Interit, duhet të ishte mbyllur 3-1 për ekipin e tij.
“Jemi shumë të nevrikosur. Te goli i anuluar i Acerbit arbitri vërshëlleu faull dhe nuk e kuptoj si mund të ndodhë kjo pas 5 vitesh me VAR-in në funksion. Na hoqi dy pikë sepse do të ishte rezultati 3-1. Është gabim i papranueshëm. Janë dy lojtarë të Monzës që u penguan me njëri-tjetrin. Nëse përmendim dhe shtyllën në fund të Lautaros, nuk do të isha këtu duke folur për një barazim”, tha Simone Inzaghi.
Edhe Lautaro Martinez sulmoi ashpër sistemin VAR: “Ka 5 vite që është futur VAR-i dhe nuk mund të bëhen ende gabime të tilla”. (A2 Televizion)