
Interi ka humbur dy pikë mjaft të rëndësishme në ndeshjen e radhës së Serie A, në garën për titullin kampion, ndonëse rruga deri në fund është ende e gjatë.
Zikaltërit barazuan 2-2 në transfertën ndaj Monzës, ndonëse ishte një ndeshje që kryesisht foli për miqtë.
Djemtë e Simeones udhëhoqën pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, por vendasit nuk ishin dorëzuar dhe një top pa shumë pretendime në minutën e 93 u shndërrua në gol nga Caldirola.
Në këtë takim pati minuta dhe për futbollistin e kombëtares shqiptare Kristian Asllani, i cili u hodh në fushën e lojës në minutën e 55, ku zhvilloi një ndeshje të pëlqyeshme. (A2 Televizion)