
Juventusi po kalon një moment shumë të mirë në kampionat duke koleksionuar fitoren e 8 radhazi për t’iu afruar edhe më shumë kreut që mbahet nga Napoli.
Bardhezinjtë, ndonëse me shumë mungesa në formacion, kanë marrë një fitore të mundimshme në shtëpi përballë Udinezes.
Tre pikët për vendasit u konfirmuan vetëm në minutën e 86 të takimit nga një gol i Danilos, pas një krosi të futur bukur në zonë nga Chiesa.
Tashmë, Juventus renditet i dyti në Serie A, vetëm 4 pikë larg Napolit të vendit të parë. (A2 Televizion)