Reali merr humbjen e parë për 2023, Villareal nuk "lëshon pe"

Nga A2 CNN
7 Janar 2023, 18:10 | Futboll
Reali merr humbjen e parë për 2023, Villareal nuk "lëshon

Reali i Madridit ka shënuar humbjen e parë për vitin 2023, duke i dhënë mundësinë Barcelonës që ta parakalojë në renditje nëse nuk del pa pikë nga përballja ndaj Atletico Madrid ditën e diel.

Madrilenët u mundën në transfertë me rezultatin 2-1 nga Villareal, me ekipin e Ancelottit që nuk dha maksimumin për të dalë me 3 pikë nga ky takim.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola, me të dyja skuadrat që më shumë studiuan njëra tjetrën.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol për vendasit. Gjuajta e Pinos u devijua dy herë nga portieri dhe mbrojtësi i Real dhe përfundoi në rrjetë.

Në minutën e 60, Reali fiton një penallti të dyshimtë, por që arbitri e verifikoi më pas në VAR. Benzema godet dhe nuk gabon.

Tre minuta më vonë, fati është me vendasit, të cilët pothuajse në të njëjtën mënyrë fituan një 11 metërsh falë një prekje me dorë të Alabës. Godet Moreno dhe 2-1 për Villareal.

“Galaktikët” tentuan me të gjitha mënyrat të barazonin rezultatin, por u treguan të pasaktë, duke e mbyllur këtë takim me humbje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos