IOC dhe EOC mirëpresin vendimet e Asamblesë së Jashtëzakonshme të KOKSH

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 10:16 | Aktualitet

Me anë të një letre zyrtare drejtuar zv. presidentit të KOKSH, z.Vojo Malo, i cili tashmë është edhe president në detyrë, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Komitetit Olimpik Europian (EOC) janë njohur me vendimet e marra në Asamblenë e 23-të të Përgjithshme të Jashtëzakonshme të KOKSH, të cilat janë mirëpritur prej tyre.

Ata inkurajojnë që procesi të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që KOKSH të fokusohet plotësisht në misionin dhe përgjegjësitë e tij dhe aktiviteteve të Lëvizjes Olimpike dhe Sportistëve, e për më shumë në përgatitjet për Lojërat Olimpike të Tokios. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos