
Bora zbardhi edhe jugun, duke rikthyer shpresën për turizëm dimëror në Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Natyra ofroi spektakël teksa zbukuroi një prej atraksioneve më interesante të jugut, aty ku natyra bashkon bardhësinë e maleve, që shtrihet mbi blunë e thellë të Jonit.
Turistët thonë e se zgjedhin këtë destinacion për borën, natyrën dhe kulinarinë tradicionale. Pavarësisht pandemisë, të shumtë kanë qenë vizitorët e të gjitha moshave.
Parku Kombëtar i Llogarasë shtrihet në një hapësirë prej 810 ha dhe shtrihet në lartësitë nga 470 deri në 2,018metra mbi nivelin e detit. Të prekësh magjinë e borës duke vëzhguar blunë e detit Jon është një kënaqësi që ta ofron veç Llogaraja. (A2 Televizion)