Irakiani i armatosur sulmon pasagjerët e trenit në Gjermani

Nga A2 CNN
13 Maj 2022, 18:37 | Bota
Irakiani i armatosur sulmon pasagjerët e trenit në Gjermani

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së premtes në Gjermani, ku një person i armatosur me thikë sulmoi pasagjerët e një treni.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pranë rajonit të Aquisgrana, ku për pasojë 5 persona mbetën të plagosur.

Sipas policisë, autori i ngjarjes ishte një 31 vjeçar nga Iraku, i cili sulmoi papritur personat që gjeti përpara në tren.

Grupi hetimor po heton të gjitha pistat dhe nuk përjashton që sulmi të ketë ndodhur për motive terroriste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos