
Gazetari disident Iranian, Rouhollah Zam u var në Iran të shtunën në mëngjes, sipas televizionit shtetëror IRIB.
Zam u shpall fajtor për "korrupsion në tokë", një akuzë që nuk specifikon një krim, por përdoret nga qeveria iraniane në përpjekjet e pretenduara për korrupsion.
Zam drejtoi faqen online të lajmeve të opozitës Amad News, e cila u akuzua nga Teherani për nxitje të dhunës gjatë protestave vdekjeprurëse në 2017 dhe 2018.
Reporterët pa Kufij pretendojnë se gazetari ishte "rrëmbyer dhe arrestuar në mënyrë të paligjshme" dhe "gjykuar në një mënyrë tepër të padrejtë".
Po ashtu edhe Bashkimi Evropian dënoi ekzekutimin, duke i bërë thirrje Iranit që "të përmbahet nga çdo ekzekutim në të ardhmen dhe të ndjekë një politikë të qëndrueshme drejt heqjes së dënimit me vdekje".
Zam jetonte ne Francë prej tetorit të vitit 2019, dhe ende nuk dihet në çfarë rrethanash u arrestua.
Reporterët pa Kufij thonë se Irani ka qenë një nga vendet më shtypëse të botës për gazetarët për 40 vjet dhe shton se të paktën 860 gazetarë dhe qytetarë-gazetarë janë burgosur ose ekzekutuar në Iran që nga viti 1979. (A2 Televizion)