All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Irani kërcënoi me luftë, SHBA dërgon trupa në Arabinë Saudite

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 09:23 | Bota
All - Paragraf - 1

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën planet për të dërguar trupa ushtarake në Arabinë Saudite, pas sulmeve mbi rafineritë e naftës atje. Lajmin e dha Sekretari për Mbrojtjen, Mark Esper, i cili tha se detyrat e personelit ushtarak do të jenë “mbrojtëse”.

Numri total i ushtarëve që do të dërgohen në Mbretërinë aleate të SHBA nuk u bë publik, por vendimi u mor pasi rebelë Houthi nga Jemeni, të mbështetur nga Irani, pranuan se kishin sulmuar dy rafineri nafte javën e kaluar. SHBA dhe Arabia Saudite kanë fajësuar drejtpërdrejt Iranin për këtë sulm.

All - Paragraf - 3

Të premten, Presidenti Trump shpalli se do të vendoste sanksione të reja ndaj Iranit, edhe pse tha se donte të shmangte konfliktin ushtarak. Sanksionet e reja do të përqendrohen te ana financiare, ku në shënjestër do të jetë Banka Qendrore e Iranit.

Sipas “The New York Times”, Sekretari Esper ka deklaruar se për momentin nuk është marrë në konsideratë një sulm ushtarak ndaj Republikës Islamike. Një ditë më parë, ministri i Jashtëm iranian, Jaëad Zariv, në një intervistë ekskluzive për CNN, tha se do të shpërthente një luftë totale, nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë Iranin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/20/irani-kercenon-shtetet-e-bashkuara-me-lufte/

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos