Irani kërcënon Shtetet e Bashkuara me luftë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2019, 13:42 | Bota
Irani kërcënon Shtetet e Bashkuara me luftë

Në një intervistë ekskluzive për CNN, ministri i Jashtëm iranian kërcënon me luftë nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë Iranin. “Irani dëshiron siguri në rajon, stabilitet dhe nuk kërkon luftë. Irani dëshiron përfundimin e të gjitha luftërave”, tha Zarif.

I pyetur nga gazetari i CNN, Nick Paton Walsh, se cilat do tw ishin pasojat e një sulmi të ushtrisë amerikane apo saudite ndaj Iranit, Zarif u përgjigj: “Një luftë e përgjithshme. Unë bëj deklarata serioze lidhur me mbrojtjen e vendit tim. Unë po deklaroj seriozisht se nuk dëshirojmë luftë. Nuk duam të përfshihemi në një përballje ushtarake. Besojmë se përplasja ushtarake bazuar në mashtrim është shumë e keqe dhe do të ketë shumë viktima, por ne nuk do të stepemi në mbrojtjen e territorit tonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos