Irani mohon zërat se do të furnizojë Rusinë me dronë: Kemi bashkëpunim të hershëm

Nga A2 CNN
13 Korrik 2022, 08:02 | Bota
Irani mohon zërat se do të furnizojë Rusinë me dronë:

Irani ka mohuar zyrtarisht lajmet e publikuara nga zyrtarët amerikanë se po planifikon të ndihmojë me dronë ushtarakë Rusinë që t’i përdorë gjatë luftimeve në Ukrainë.

Sipas ministrit të Jashtëm, Naser Kanani, historia e bashkëpunimit mes Republikës Islamike të Iranit dhe Federatës Ruse në fushën teknologjike ka nisur shumë më herët sesa të fillonte lufta në Ukrainë, por kohët e fundit nuk kanë shënuar asnjë zhvillim të mëtejshëm.

Një ditë më parë, këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, u shpreh se Rusia do të merrte shumë dronë nga Irani, madje ky i fundit do të trajnonte dhe ushtarët rusë për përdorimin e tyre.

Dronët janë kthyer në armët më efektive gjatë luftimeve në Ukrainë, pasi të dyja palët kontrollojnë lëvizjet e njëra-tjetrës për të korrigjuar në këtë mënyrë dhe objektivin për të sulmuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos