“Superpiloti”, parkon avionin me defekt në autostradë

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 13:35 | Bota

Mediat britanike kanë publikuar videon për t’u duartrokitur të një piloti në Minnesota që arriti të ulë avionin e tij në mes të një autostrade shumë të frekuentuar.

Piloti 52-vjeçar u detyrua të ulë avionin e tij me një motor të llojit “Bellanca Viking” pas një defekti dhe goditi vetëm një makinë që po kalonte në autostradë në atë moment.

Pamjet janë shpërndarë nga Departamenti i Transportit në Minnesota dhe në to mund të shohësh saktësinë e pilotit që e fut avionin në mes të makinave që lëviznin. (A2 Televizion)

https://youtu.be/SXE6pfcdFiY

A2 CNN Livestream

Latest Videos