Irani pranon për herë të parë se ka furnizuar me dronë Rusinë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2022, 13:01 | Bota

Qeveria iraniane ka pranuar për herë të parë të shtunën se ka dërguar një numër të kufizuar dronës në Rusi, disa muaj para nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Deklarata e ministrit të Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, vjen pasi Irani e ka mohuar më parë se ka furnizuar me armë Rusinë. Amirabdollahian nuk dha shpjegime nëse dronët që i ishin dhënë Rusisë ishin të llojit që mbanin eksplozivë ose jo.

https://youtu.be/oOWDT6UKTwE

“Disa shtete perëndimore e kanë akuzuar Iranin se ka ndihmuar Rusinë në luftën në Ukrainë duke i dhënë dronë dhe raketa. Pjesa e raketave është tërësisht e gabuar. Pjesa e dronëve është e saktë, i kemi dhënë Rusisë një numër të kufizuar dronësh disa muaj para se të niste lufta në Ukrainë”, tha Amirabdollahian për gazetarët në Teheran.

Dronët e ashtuquajtur “kamikazë” kanë luajtur një rol të rëndësishëm në konflikt që pre nisjes së pushtimit shkurtin e këtij viti. Ata janë në gjendje që të fluturojnë rreth zonës ku ndodhet objektivi i mundshëm dhe të godasin pasi ai të jetë identifikuar.

https://a2news.com/2022/10/17/dronet-kamikaze-mbi-kiev-panik-ne-rruget-e-kryeqytetit/

Rusia ka sulmuar zona të ndryshme të Ukrainës më këta dronë, disa herë në javët e fundit, duke goditur pjesë të rëndësishme të infrastrukturës civile e duke terrorizuar qytetarët në qytetet ukrainase. Javën e kaluar, zyrtarët ukrainas thanë se kanë rrëzuar më shumë se 300 dronë iranianë.

CNN ka mësuar nga disa zyrtarë të një shteti perëndimor, që monitoron nga afër programin iranian të armatimeve, se Republika Islamike është duke u bërë gati që të dërgojë edhe dronë të tjerë të pajisur me raketa baslistike. Dërgesa e fundit ka qenë me 450 dronë, thanë zyrtarët, të cilët janë përdorur tashmë.

https://a2news.com/2022/07/16/prezantohet-flota-e-droneve-irani-tregon-muskujt-gjate-vizites-se-biden-ne-lindjen-e-mesme/

Amirabdollahian deklaroi se Teherani ka arritur një marrëveshje me Ukrainën për të vlerësuar dëshmitë që Rusia ka përdorur dronë iranianë në luftë. “Kemi rënë dakord me ministrin e Jashtëm të Ukrainës që do të na sigurojë dokumentet që ata kanë, ku vërtetohet se Rusia ka përdorur dronë iranianë në Ukrainë”, tha ai. Ministri gjithashtu njoftoi Irani kishte planifikuar një takim me zyrtarë ukrainas në një shtet europian për të diskuatuar mbi çështjen, por pala ukrainase e kishte anuluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos