Irani prezanton dronin e ri luftarak të quajtur “Gaza”

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 16:24 | Bota
Irani prezanton dronin e ri luftarak të quajtur “Gaza”

Një fotografi e publikuar nga Garda Revolucionare e Iranit tregon një dron luftarak të pagëzuar “Gaza”, për nder të territorit palestinez. I publikuar këtë të premte, droni është arma më e fundit e prezantuar nga Irani.

Mjeti fluturues pa pilot mund të udhëtojë në autonomi të plotë për 35 orë.

Komandanti i Gardës, Gjeneral Major Hossein Salami, tha në një deklaratë se droni ishte emëruar “Gaza” për nder të personave “që jetojnë në atë tokë dhe i bëjnë ballë sulmit dhe agresionit të Sionistëve”.

I bllokuar nga shumë furnizues ndërkombëtar, Irani është shndërruar në një prodhues të madh dronësh, duke përdorur shpesh teknologji të marrë nga dronët amerikanë që ka arritur të kapë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos