
Barcelona pranon se nëse një lojtar i Realit të Madridit dëshiron të lërë “Bernabeun”, do të hidhej në sulm për të përfituar shërbimet e tij.
Situata ka të bëjë me mesfushorin madrilen Isco, i cili me ardhjen e trajnerit Solari ka gjetur shumë pak hapësira në formacion.
Nëse dëshira e lojtarit ekziston dhe gjithçka është e rregull, sigurisht që ne do të firmosim me të, ishin fjalët e presidentit të Barcelonës Bartomeu, i cili lë të hapur dyert e “Camp Nou” për fantazistin 26 vjeçar në merkaton verore. (A2 Televizion)