
Rashica, ylli i përfaqësueses së Kosovës shënoi në duelin e Kupës përballë gjigantëve të Borusias së Dortmundit.
Me golin e sulmuesit shqiptar, koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim 1 me 1, ndërsa pas shtesave rezultati ishte 3 me 3.
Për të vendosur fituesin ishin të nevojshme penalltitë, me Werder që fitoi me rezultatin 7 me 5 dhe kualifikohet në çerekfinale.
Befasi për Leverkusenin, që vetëm pak ditë pas fitoi me Bayernin në kampionat, eliminohet në Kupë nga një skuadër e Bundesligës 2. Ekipi i ‘Aspirinave’ u mund 2-1 në fushën e Heidenhajm dhe largohet nga turneu. (A2 Televizion)