
KS Kastrioti u dënua sot të luajë dy turne të kampionatit në një fushë asnjanëse. Vendimi u mor pas incidenteve gjatë ndeshjes me Skënderbeun në Fushë Krujë, ku disa lojtarë të ekipit korçar pretendojnë se janë dhunuar.
Ekipi krutan u dënua edhe me 50mijë lek gjobë, ndërkohë që zyrtari i Kastriotit, Gazmend Vogli, u dënua me 8 ndeshje pezullim.
Ndërkohë stadiumi në Fushë Krujë do të shqyrtohet nga komisioni i licencimeve për t’u hequr nga fushat e përshtatshme për kategorinë superiore, sepse ka shumë mangësi infrastrukturore.
Kjo do të thotë se Kastriotit do ti duhet të gjej një stadium të licencuar, pasi nuk mund të luaj as në Krujë. (A2 Televizion)