Japonia ka nisur përgatitjet për Botërorin të shtunën e kaluar, në Doha, kryeqytetin e Katarit.
Përfaqësuesen aziatike e udhëheq Yuto Nagatomo, 36-vjeçari që është gati të shkruajë historinë. Ish-futbollisti i Interit, aktualisht lojtar i Tokio FC, do të bëhet lojtari i parë japonez (përjashto portierët) që luan 4 botërorë.







Përveçse me Interin, mbrojtësi i majtë ka luajtur në Europë edhe me Marseille, Galatasaray dhe Cesena.
Trajneri i Japonisë, Moriyasu, mendohet se do ta aktivizojë titular veteranin që ka luajtur plot 137 ndeshje me Japoninë, që do të luajë në grupin E, bashkë me Spanjën, Gjermaninë dhe Kosta Rikën. (A2 Televizion)