
Ledi Bianku, ish-gjyqtar i Gjykatës së Strasburgut, gjatë fjalës hapëse, në tubimin e thirrur nga presidenti, e vuri theksin ne faktin që aktualisht vendi ndodhet në një situatë absurdi kushtetues.
Sipas Biankut, pa një gjykatë kushtetuese të zgjedhur në mënyrë të pavarur, Kushtetuta nuk është gjë tjetër veçse një copë letër e pavlerë.
Ai vlerësoi reagimin e popullit në mbrojtje të Kushtetutës. “Ky debat nxjerr në pah një problem shumë të madh, pa një gjykatë kushtetuese të pavarur dhe të zgjedhur në përputhje me Kushtetutën, kjo e fundit mbetet vetëm një letër pa kuptim”, tha Bianku. (A2 Televizion)