Ish-komandanti i NATO-s: “Vladi i uritur” është në telashe, mund të përfundojë tek armët bërthamore

Nga A2 CNN
10 Maj 2022, 17:08 | Bota

Një ish-komandant i NATO-s ka bërë parashikimin e zymtë për të ardhmen e Ukrainës, pasi sipas tij, Vladimir Putin mund ta përshkallëzojë luftën duke dërguar deri në 600 mijë trupa, duke kryer edhe një sulm taktik bërthamor.

Sir James Everard, i cili shërbeu si Zëvendëskomandant Suprem i NATO-s në Europë, tha se e vetmja rrugë e cila mund ta çonte Putin-in të mposhtja e Ukrainës ishte shtimi ndjeshëm i forcave ushtarake ose përdorimi i armëve bërthamore.

Komandanti i NATO-s tha se “Vladi i uritur për luftë” është në telashe. Sir James Everard theksoi se lideri i Kremlinit do të rrëzohej nga gjeneralët e tij nëse ai nuk do të siguronte një fitore solide dhe të shpejtë në Ukrainë.

Ndërkohë, në një postim të fundit në Telegram mercenarët e grupit “Wagner” u shprehën se Moskës do t’i nevojiten nga 600 mijë deri në 800 mijë për t’i dhënë goditjen përfundimtare Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos