Ish-kryeministri rus: Putin nuk është serioz në bisedimet e paqes

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 17:00 | Bota
Ish-kryeministri rus: Putin nuk është serioz në bisedimet e paqes

Ish-kryeministri i Rusisë, Mikhail Kasyanov në një intervistë për mediat perëndimore u shpreh se nuk beson se presidenti Putin është serioz në bisedimet e paqes dhe me shumë mundësi nuk do të ofrojë një zgjidhje që do t’i shkojë për shtat popullit të Ukrainës.

Përveç premtimit për neutralitet, që nënkupton që Ukraina nuk do të aplikojë për të qenë pjesë e NATO dhe BE, Kasyanov beson se Putin do të insistojë për njohjen e Krimesë si pjesë të Rusisë.

“Kjo është çështja themelore. Putin është i çmendur për Krimenë”, tha ish-kryeministri.

Kasyanov, i cili ka shërbyer si kryeministër midis viteve 2000-2004, tha se dyshonte se ndonjë marrëveshje do të arrihej si rezultat i negociatave aktuale midis dy palëve, duke sugjeruar se ato thjesht po u japin rusëve kohë për t'u rigrupuar.

Ai tha se Putini dhe aleatët e tij politikë ishin nervozë për shtrirjen e sanksioneve shkatërruese ekonomike të vendosura nga Perëndimi, duke sugjeruar se lideri rus nuk e priste që sanksionet të ishin kaq të ashpra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos