Ish-ministri i Ekonomisë: Paratë e krimit në fushatat zgjedhore kanë qenë prej vitesh

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 22:17 | Politikë
Ish-ministri i Ekonomisë: Paratë e krimit në fushatat zgjedhore

Në A2 Business, aty ku u diskutua për financimin e fushatës elektorale të partive, Zef Preci, ish-ministër i Ekonomisë u shpreh se prania e parave të krimit në fushatat zgjedhore ka qenë prej vitesh.

Ai theksoi se në dy proceset e fundit zgjedhore, paratë e krimit kanë marrë më tepër rëndësi.

“Prania e parave të krimit në fushatat zgjedhore ka qenë prej vitesh. Mund të flasim pas 1997. Piramidat ishin një lloj krimi ekonomik. Me kalimin e kohës, perceptimi i përgjithshëm ka qenë që këto para ndikojnë te dy blloqet kryesore dhe nuk deformojnë rezultatin. Pra ka qenë diçka relativisht e pranuar janë bërë përpjekje për një reformë në financimin e partive politike që synonte uljen e ndikimit të këtyre parave. Ndërkohë, zhvillimet e dy zgjedhjeve të fundit mendoj që e kanë rritur rëndësinë e këtyre parave, me përfshirjen e një numri sipërmarrësish që janë pjesërisht formal dhe pjesërisht informal”, tha Preçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos